Koronavirusi/ Kukësit sot me zero raste

Një ditë më parë në Kukës u shënuan 3 raste me koronavirus dhe 6 raste ishin në Has.

Por në raportimet e sotme, të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk kishte asnjë rast në Kukës, Has apo Tropojë.

‘Nga 860 testime qe janë kryer në 24 orët e fundit, ku përfshihen përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike, që përmbushin përkufizimin e rastit, për konfirmim diagnoze pozitive apo të dyshuara, sipas vlerësimit të ISHP, 135 qytetarë rezultojnë të prekur nga virusi SARS COV2. Ndërsa 94 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

33 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 13 në Lezhë, 10 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Gjirokastër, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Kavajë, Pukë, Berat, Librazhd, nga 2 raste në Vlorë, Mirditë, Pogradec, Sarandë, Kolonjë, nga 1 rast në Shkodër, Rrogozhinë, Gramsh’, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *