Koronavirusi nuk i ndalon/ Shqiptarët e Kosovës në masë drejt bregdetit

Muaji i pushimeve, gushti në doganën e Morinit ka rritur fluksin e automjeteve që po shkojnë nga Kosova drejt bregdetit shqiptar.

Numri i automjeteve që kaluan kufirin Kosovë-Shqipëri ditën e premte ka qenë tepër i madh, ndonëse në të dy vendet numri i të infektuarve me koronavirus është i lartë.

Mirëpo, kjo nuk po ndikon që të kosovarët të lënë mënjanë pushimet dhe nuk e ka zbehur aspak dëshirën e kosovarëve për të udhëtuar dhe pushuar në Shqipëri.

Pavarësisht kësaj, krijimi i radhëve në doganë ka qenë e pashmangshme. Policia Kufitare e Morinit si zakonisht punoi me proçedurë të përshpejtuar dhe me të gjitha kapacitetet e sportelet në terminalin doganor për kalimin e shpejtë të automjeteve dhe personave.

Orët e para të mëngjesit të së premtes kanë shënuar edhe numrin më të madh të qytetarëve të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri për këtë sezon.
Kolona është krijuar sot nga fshati Vermicë i Prizrenit deri në doganën e Morinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *