Koronavirusi, raste të reja në Kukës, rekord në Tropojë

Pas disa ditësh qetësie edhe Kukësi sot ka njohur rritje rastesh me koronavirus.

Por një numër më i madh rastesh janë shënuar në Tropojë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, në Kukës janë shënuar 3 raste të reja me koronavirus.

Në Tropojë janë shënuar 6 raste, sërish një numër i lartë.

Ndërkaq në Has janë regjistruar 2 raste.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1398 testime, 102 të shëruar, 257 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1398 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 257 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

83 raste në Tiranë,

29 në Fier,

27 në Durrës,

20 në Shkodër,

14 në Korçë,

12 në Berat,

11 në Elbasan,

8 në Mirditë,

7 në Lushnje,

6 në Tropojë,

nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë,

3 në Kukës, Kavajë

nga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastër, Pogradec, Ura-Vajgurore, Divjakë,

nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Prrenjas, Roskovec, Memaliaj, Gramsh,

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Kavaja, një 75 vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70 vjeçare, një 71 vjeçar, një 77 vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Përdorimi i barrierës mbrojtëse duhet të konsiderohet vetëm si një masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandaluese. Ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5 – 2 m dhe higjienën e duarve.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (15 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                 257

Të shëruar ne 24 orë              102

Humbje jete në 24 orë            5

Testime ditore                           1398

Testime totale               103,402

Raste pozitive              16212

Raste të shëruara        9864

Raste Aktive                 5909

Humbje jete                 439

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  2935

Durrës  620

Shkodër  439

Korçë    329

Fier         336

Lezhë   299

Elbasan  257

Vlorë    210

Berat    174

Kukës   167

Dibër   78

Gjirokastër 65

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *