
Ka vijuar të rritet numri i rasteve me koronavirusin Covid 19 në qarkun e Kukësit.
Ndërkaq në ditën e fundit janë evidentuar 3 raste të reja me koronavirus ne Kukes, ndryshe është në Has.
Sipas asaj që bën të ditur ministria e Shëndetësisë, në Has janë 6 raste të reja me Covid-19.
‘Nga 857 testime të kryera, janë identifikuar 123 qytetarë të prekur nga virusi SARS COV2.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
40 raste në Tiranë, nga 11 raste Durrës, Korçë, nga 8 raste Shkodër, Kavajë, 7 në Fier, nga 6 raste Elbasan, Has, 5 në Berat, nga 4 raste Pogradec, Sarandë, 3 në Kukës, nga 2 raste Lezhë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Lushnje, Vlorë, Bulqizë, Shijak, Skrapar’, ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë.