
Pas dy ditësh pa asnjë rast të ri, sot në Kukës janë evidentuar raste të reja infektimesh.
Bëhet fjalë për 2 raste të reja në Kukës, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.
Raste besohet se janë vazhdimësi e vatrave të vjetra.
Ndërkaq një rast i ri me koronavirus është evidentuar në Has.
Në Kukës janë më shumë se 100 raste me infektime nga koronavirusi.
Në rang qarku, në Kukës si shkak i koronavirusit kanë humbur jetën 4 qytetarë.