• Thu. Apr 25th, 2024

Korrupsioni në Morinë, Apeli nuk i liron policët kuksianë

Punonjësit e policisë kufitare të Kukësit, të arrestuar nga SPAK për “korrupsion”, do të vijojnë të qëndrojnë në qeli, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të rrëzojë ankimimin e tyre. Ata kërkonin zbutjen e masës së sigurisë dhe shpalljen e moskompetencës të hetimit të çështjes nga SPAK.

Sipas avokatëve të tyre, dosja duhet të hetohet nga Prokuroria e Kukësit, pasi shifrat e dyshuara të korrupsionit, janë më të ulëta se 50 mijë lekë.

32 punonjësit e policisë u vendosën në pranga pas hetimeve disamujore të kryera nga SPAK, ku rezulton që ata merrnin ryshfet për të kaluar pa u regjistruar në sistemin TIMS të qytetarëve, po ashtu edhe favore të tjera.

Procedimi penal nisi që në nëntor të vitit 2020, pas një sinjalizimi nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për paligjshmëri të punonjësve të pikës doganore të Morinës. Pasi disa punonjës u vunë nën përgjime, hetimi u pasurua edhe kallëzime nga qytetarë. Hetimi i mëtejshëm doli në përfundim se 32 punonjës policie ishin të përfshirë në paligjshmëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *