Kosova i ikën izolimit dhe zbarkon në Shqipëri, mbi 5 mijë në 11 orë

Kosova zbarkon në Shqipëri për fundjavë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se që nga dita e mërkurë kanë kaluar kufirin 1,475 qytetarë, më 8 prill kanë kaluar kufirin 1,845 qytetarë dhe më 9 prill nga ora 00:00 deri në orën 11:00 kanë kaluar kufirin 5,498 qytetarë.

‘Po ua përcjellë të dhënat, numrin e personave që kanë kaluar kufirin, më 7,8 dhe 9 prill nga ora 00:00 deri në ora 11:00. Datë 07.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1475 persona, datë 08.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morin 1845 persona, datë 09.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 5498 persona’, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, ditë më parë Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti mori vendim për masa të reja anti-COVID-19, ku ndër masat ishte edhe mbyllja totale e gastronomisë dhe qendrave tregtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Covid-i/ Shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë për Kukësin janë të pavërteta

Sun Apr 11 , 2021
Vijojnë shifra të larta të të prekurish në qarkun e Kukësit në raport me numrin e popullsisë. Gjatë 24 orëve të fundit raportohen për 11 raste të reja. Katër raste janë shënuar në Kukës, katër të tjerë në Has e tre në Tropojë. Në luftë për të mposhtur virusin janë […]