• April 19, 2024 11:16 am

Kosova i kthen mbrapsh kuksianët e vaksinuar veç me 1 dozë

Dhjetëra qytetarë të Shqipërisë janë kthyer mbrapsht nga pala kosovare, për shkak se kishin marrë vetëm një dozë vaksine dhe ishin në pritje të dozës së dytë.

Prej ditës së sotme, Qeveria e Kosovës ka ndryshuar regjimin e masave anti-COVID në kufi, duke lejuar hyrjen e shtetasve të huaj, përfshi dhe ato të Kosovës dhe Shqipërisë, në territorin e saj vetëm nëse kanë marrë dozat e plota të vaksinës ose janë të pajisur me testet PCR.

Vendimi është marrë në mbledhjen e së mërkurës të qeverisë së Kosovës, ndërsa shumë qytetarë që sot i janë drejtuar Kosovës, janë shprehur se nuk kishin dijeni për një rregull të tillë.

Me përfundimin e sezonit turistik, ka rënë edhe fluksi i lëvizjeve në të dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë.

Mesatarja javore e lëvizjes shkon deri në 400 automjete me rreth 3000 qytetarë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *