• April 19, 2024 2:26 pm

Kosovarët në bregdet, kuksianët fundjavë në Prizren

Kontrolle të shumta të policisë janë bërë në autostradën e Kosovës, pranë Prizrenit, duke ndalur autobusë me turistë nga Shqipëria, shumica e të cilëve nuk respektonin masat anti-COVID-19.

Prizreni, me mbi 600 të infektuar me koronavirus nga nisja e pandemisë, është kthyer në atraksionin e preferuar të shqiptarëve por dhe Kukësianëve në fundjavë, por rreziku i infektimit është mëse prezent për shkak të mosndërgjegjësimit për të zbatuar masat mbrojtëse.

Teksa qytetarët e Kosovës fundjavën zgjedhin ta kalojnë në bregdetin shqiptar, “vizita” u kthehet në qytetin e tyre më turistik, Prizrenin.

Veçse rreziku i infektimit nga COVID-19 në Prizrenin që qytetarët e Shqipërisë frekuentojnë në fundjavë, është i madh. Zona kufitare me Shqipërinë vetëm në dy javët e fundit ka pasur rreth 140 raste pozitivë me koronavirus, ndërsa në total që nga momenti i shfaqjes së rasteve të para, në komunën e Prizrenit janë mbi 600 të infektuar.

E kur mendojnë për ditë pushimi, qytetarët e Shqipërisë e harrojnë COVID-in. Duke marrë shkas nga mosrespektimi i masave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore, inspektorët e Komunës së Prizrenit, të asistuar nga Policia e Kosovës, mbrëmjen e së dielës  ndërmorën  në autostradën e Kosovës një aksion kontrolli të autobusëve që hynë nga Shqipëria.

Disa kompani janë ndëshkuar me gjoba për shkak të numrit të lartë të pasagjerëve, pa respektuar masat për mbrojtje nga virusi COVID-19. / KUKESTV.AL

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *