• Thu. Apr 25th, 2024

Ku po shkon ekonomia jonë nga rilindja 2013-Nga Flamur Hoxha

Prej shumë vitesh jam përpjekur te ngre shqetësimet e qytetarëve, të bizneseve dhe të bashkëpunoj me kolegë sipërmarrës për nje klime të shëndetshme biznesi e sipërmarrje, i bindur se sipërmarrja shqiptare është miniera e vetme që do të sjellë pune, punësime, mirëqenie e siguri për qytetarin e konsumatorin shqiptar.

Po hyjmë në mandatin e tretë të rilindjes socialiste, të qeverisë Rama 3 me maskaradë zgjedhore dhe ekonomia kombëtare, përtej retushimit të fortë  propagandistik nga qeveria e mediat e saj, është në rënie të lirë ku  qeveria nuk ka fuqi ta frenojë dështimin e kaosin.

Nga të gjitha raportet ndërkombëtare dhe të të gjithë dhomave të përfaqësimit te bizneseve në Shqipëri kemi rënie te treguesit më te rëndësishëm, atë të Klimës së Biznesit.

Klima e përkeqësuar e biznesit në Shqipëri, ndonëse e lustruar me propagandë qeveritare, përbën shqetësim për gjithë konsumatorët e vendit dhe aktorët e biznesit pa lidhje me qeverinë.

Nga raporti i fundit i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri  besimi i biznesit ka rënie me indeksin 37.66 , nivelin më te ulet që nga 2012 dhe treguesi I Klimës së Biznesit ra me 1.57 pikë në krahasim me vitin 2019, ku më shumë se 71% e anëtarëve te saj e perceptuar klimën e biznesit në Shqipëri të pafavorshme. Performanca e ekonomisë shqiptare në rënie me gjithë gjeneruesit kryesore të ekonomisë si punësimi, investimet, eksportet e shërbimet.

Shqipëria e Edi Rames qe merakoset per rajonin, për Open Ballkanin e për interesat e Serbisë, Maqedonisë se Veriut  e jo për vendin e vet, prej vitesh është një vend larg te qenit konkurrues në rajon, mbetet vendi i shkatërrimit të sipërmarrjes se lirë e të ndershme, vend i taksave dhe tarifave më te larta, vend i politikave te favorshme për koncesionet dhe PPP pa garë të sipërmarrjes se rilindjes, vendi i  korrupsionit, skamjes e emigrimit, vendi i fiskalizimit të ushqimeve jetësore me lista të familjeve në nevojë.

Edi Rama nuk sillet si kryeministër i vendit por si kryeministër i jashtëm duke bërë  shfaqje me fatkeqësinë e refugjatëve afgane, interesohet e vuan nëse i bie ne sy zyrtareve amerikane ne këto kohë dhe nuk ka fuqi as dëshirë as nuk e ndjen detyre parësore që të përballet me padrejtësitë, me shqiptaret akoma në çadra prej tërmetit, me çmimet e larta te mbijetesës, energjisë, ujit, karburantit, taksave, pensionet e pagat e ulëta e deri te çmimi i shtrenjtë i bukës së përditshme.

Ne situatat qe po kalon ekonomia e vendit dhe i bindur se ekonomia është lokomotiva e zhvillimit, ftoj të gjithë qytetaret te sensibilizohen në  këtë situatë dramatike për vendin, ftoj demokratet te jene te vëmendshëm me këto zhvillime negative, ftoj të gjithë kritiket e opozitës brenda e jashtë saj, të bëhemi bashke kundër qeverise dhe te rrisim presionin për ndryshimin e domosdoshëm për shqiptarët.

Deputet i Kukësit

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *