Kukës, 3 raste të reja me koronavirus

Të tjera raste me koronavirus janë regjistruar në Kukës.

Siç bën të ditur ministria e Shëndetësisë, janë 3 raste të reja të evidentuara gjatë ditës së fundit.

Personat janë në shtëpitë e tyre të karantinuar.

Ndërkaq janë më shumë se 35 raste aktive me koronavirus në zonën tonë.

Disa prej të infektuarve janë në qytet dhe të tjera në Bicaj, Nangë.

Nga të infektuarit e Kukësit, 4 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *