• Wed. Apr 24th, 2024

“Kukës Arena” merr “pasaportën” ndërkombëtare/ Ndeshjet për Kupat e Evropës në impiantin e ri

“Kukës Arena” do të jetë gati për të pritur e zhvilluar ndeshjet paraeliminatore deri në fazën e grupeve të kupave evropiane. Ekspertët e UEFA-s dhe FSHF-së, për dy ditë me radhë zhvilluan inspektimet në “Kukës Arena”, duke konfirmuar standartet dhe kushtet për ndeshje ndërkombëtare.

Sipërmarrësit e “Kukës Arena” janë në punë e sipër për të përmbushur edhe ato detyra të vogla që janë lënë për zbatim, por që nuk ndikojnë aspak në pasaportën e këtij stadiumi, njëri prej investimeve më të rëndësishme të infrastrukturës sportive në vend.

Ndërtimi i tij nisi në 6 mujorin në dytë të 2019 ndërsa ceremonia e inagurimit të tij u zhvillua më 23 prill në ndeshjen Kukësi-Laçi. Dy ndeshje janë zhvilluar deri tani në “Kukës Arena”, ajo me Laçin dhe Partizanin, ndërsa ky sezon do të mbyllet me dy ndeshje të tjera të Kukësit në shtëpinë e tij të re, ndaj Dinamos dhe Skënderbeut.

Nëse Kukësi do të marrë pjesët në Kupat e Evropës, ndeshjet paraeliminatore të Conference League do të zhvillojë në impiantin e ri, duke i dhënë fund shtegtimit, siç ka ndodhur gjatë dekadës së fundit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *