Një 28-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja është shënuar në Përbreg të Kukësit.

28-vjeçari me origjinë nga Kosova kishte ardhur me një firmë e cila hapte puse në shtëpitë e zonave kufitare.

Sipas dëshmitarëve, i riu, pasi ka hipur mbi makineritë, ka rënë në kontakt me telat përcjellës të energjisë elektrike.

Është transportuar menjëherë me shenja jete në spitalin e Kukësit, por nuk ka arritur të shpëtojë, duke humbur jetën fatkeqësisht në urgjencën e Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *