Kukës, Fushata ‘Shqipëria je Ti! Informohu mirë para se të migrosh!’

Një ditë më parë në Kukës është zhvilluar një takim në prefekturë ku në fokus ishte informimi i qytetarëve për të emigruar në mënyrë të rregullt.

‘Kontakto me institucionet në nivel qendror e vendor, me zyrën rajonale më të afërt të punësimit. Të kontribuojmë të gjithë së bashku, sepse ‘Shqipëria je ti, jemi të gjithë ne!’, – apeloi Drejtoresha e Përgjithshme Rregullatore dhe e Përputhshmërisë në Ministrinë Brendshme, Silvana Banushi në takimin e zhvilluar ditën e djeshëm në Kukës.

Në të morën pjesë përfaqësues e drejtues të Prefekturës, Këshillit të qarkut, nënprefektët, DVP Kukës, Departamentit për Kufirin&Migracionin, shoqëria civile, etj.

Projekti siguron informacion mbi mundësitë ekzistuese ekonomike dhe arsimore në Shqipëri dhe institucionet që ndihmojnë në informimin mbi kanalet e rregullta të migrimit në Evropë.

Falë mbështetjes dhe kontributit të partnerëve tanë, po ecim përpara në zbatimin e fushatës ndërgjësuese ‘Shqipëria je TI!

‘Informohu mirë para se të migrosh. Zgjidh mënyrën e duhur!’ ishte mesazhi i Koordinatores së Projekteve të IOM në Shqipëri, Alketa Gaxha.

Projekti ofron informacion mbi mënyrat e rregullta të migracionit në Europë, mundësitë ekzistuese ekonomike dhe të arsimimit në Shqipëri, si dhe institucionet publike që ndihmojnë shqiptarët të bëjnë zgjedhjen e duhur kur bëhet fjalë për migracionin.
#ShqipëriaJeTi
#AlbaniaisYOU
#ARISE_AL
#MigrationEU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *