• April 19, 2024 5:53 am

Mësimi i alternuar në sistemin parauniversitar në Kukës ende nuk ka filluar të aplikohet, pasi situata pandemike në këtë qytet mundëson vazhdimin e mësimit në klasa, duke respektuar distancat dhe numrin e reduktuar të nxënësve.

Por, të pyetur nëse do të preferonin mësimin “online” apo atë në klasa, në një situatë më të përkeqësuar pandemike, nxënës dhe prindër shprehin këto mendime: “Mësimi “online” nuk ishte aq efektiv sa prisnim”.

Ndërkohë, ka familje të cilat e kanë ende të vështirë aksesin e internetit dhe e shikojnë të pamundur vazhdimin e mësimit të fëmijëve të tyre “online”.

Sakaq, situata sa i takon aksesit në internet dhe në pajisje “smart” është akoma më shqetësuese në zonat rurale të Bashkisë së Kukësit, të cilat, në rast të kalimit në mësimin “online”, mund të krijojnë prapambetje të mëdha.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *