Kukësi bën goditjen e dytë në merkato, prezanton një sulmues

Klejdi Daci është zyrtarisht pjesë e Kukësit. Sulmuesi 22-vjeçar, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Kastriotit, i është bashkuar skuadrës verilindore, duke firmosur për 2 sezone.

Më herët kuksianët kanë prezantuar edhe Ardit Hilën, teksa kjo është goditja e dytë në këtë merkato verore.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Kukësit, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Me skuadrën krutane, Daci arriti të realizon 5 gola në 23 ndeshje.

Gjithashtu më herët 22-vjeçari ka veshur edhe fanellën e Partizanit.

Njoftimi i klubit të Kukësit

Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi Klejdi Daci eshte zyrtarisht pjese e skuadres sone. 22-vjecari nga Kukesi ka firmosur sot nje kontrate per 2 sezone me ekipin tone, duke shtuar ne kete menyren numrin e futbollisteve nga Kukesi ne ekip.

Daci ishte pjese e Kastriotit ne sezonin e fundit duke shenuar edhe 5 gola ne 23 ndeshje te zhvilluara. Klubi i Kukesit i uron shume suksese Dacit me fanellen e qytetit te tij dhe sa me shume trofe. Suksese Klejdi!

Skeda e lojtarit

Emri: Klejdi Daci

Mosha: 22 vjeç

Kombësia: Shqiptar

Gjatësia: 1.86 m

Pozicioni: Sulmues

Klubet e mëparshme: Partizani, Kastrioti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *