
Nuk ka zgjatur shumë aventura e Enkeleid Dobit në skuadrën e Kukësit.
Klubi verilindor njofton se Dobi ka mbyllur bashkëpunimin, duke dhënë dorëheqjen pas ndeshjes me Teutën.
Trajneri i ri do të jetë, kuksiani Rrahman Hallaçi.
Njoftimi i klubit të Kukësit:
FK Kukësi njofton se Enkeleid Dobi nuk është më trajner i ekipit tonë. Dobi ka paraqitur dorëheqjen pas humbjes ndaj Teutës, duke e mbyllur bashkëpunimin me ekipin tonë.
Trajneri i Kukësit për ndeshjet në vijim do të jetë Rraman Hallaçi. Klubi i Kukësit falënderon Dobin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij.