Kukësi eliminohet nga Kupa e Shqipërisë

Kukësi fitoi 2-1 me Teutën në fazën çerekfinale për ndeshjen e kthimit në Kupën e Shqipërisë.

Por edhe pse verilindorët fituan në shtëpi, në fazën e radhës gjysmëfinale kalon Teuta, kjo pasi durrsakët e Edi Martinit fituan 2-0 në ndeshjen e parë në ‘Niko Dovana’.

Sfida e sotme u hap nga ‘Djemtë e Detit’ në të 32 minutë me Ildi Grudën. Në fraksionin e dytë të lojës, Ardhe Rashiti në minutën e 58-të dhe Gjelbrim Taipi në shtesë (90+2 penallti) bënë që Kukësi të fitonte, por pa kaluar më tej.

Teuta tanimë pret shortin për të mësuar kundërshtarin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *