
Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet e kthimit në kuadër të raundit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë teksa surpriza vjen nga Kukësi.
Në ndeshjen e zhvilluar në Vlorë, verilindorëve nuk iu mjaftoi një fitore 1-0 ndaj Egnatias, duke qenë se ishin mposhtur në të takimin e parë me rezultatin 3-1.
Tashmë, të besuarve të trajnerit Diego Longo, iu mbetet të përqendrohen në kampionat, ndërsa rrogozhinasit konfirmohen ‘Hirushja’ e këtij sezoni.
Postimi i klubit të Kukësit
Është mbyllur ndeshja ne Vlore mes skuadrës sonë dhe Egnatias me rezultatin 1-0 për ne. Pavarësisht golit te shënuar nga Taipi ne pjesën e pare, skuadrës sonë nuk i ka mjaftuar për te kaluar ne turin tjetër te Kupës se Shqipërisë.
Ne pjesën e dyte, ekipi e ka kërkuar me ngulm golin teksa e ka gjetur ne fundin e takimit, por anësori ka akorduar pozicion jashtë loje.
Skuadra jone rikthehet ne fushe për ndeshjen e Superiores ditën e hëne, ndaj Tiranes. Takimi është planifikuar te luhet ne stadiumin “Air Albania”.