
Skuadra e Kukësit ka prezantuar së fundmi transferimin e radhës në merkato teksa klubi verilindor ka firmosur me Françesko Hasaj.
20-vjeçari mbulon rolin e mesfushorit dhe ka firmosur një kontratë trevjeçare me Kukësin, teksa në sezonin e fundit ishte pjesë e Turbinës në Kategorinë e Parë.
Ky është afrimi numër gjashtë i verilindorëve në këtë sezon pas Jakup Berishës, Arbër Basha, Antonio Ilieski, Kristi Kote dhe Rimal Haxhiu.
Njoftimi i Kukësit:
WELCOME FRANÇESKO HASAJ ⚽️
✍? Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Françesko Hasaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 20-vjeçar ka firmosur me klubin tonë për 3 sezonet e ardhshme, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
⚽️ Hasaj vjen te Kukësi nga Kategoria e Parë, duke qenë se sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Turbinës, duke spikatur me këtë ekip. Klubi ynë ka gjetur akordin me klubin e Turbinës për transferimin e 20-vjeçarit te Kukësi.
?? Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit Hasaj dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirë se vjen Françesko Hasaj! ?
Skeda e Lojtarit:
Emri: Françesko Hasaj
Mosha: 20 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Pozicioni: Mesfushor