• Fri. Apr 26th, 2024

Kukësi fiton dhe mban shpresa ende për Europën

Kukësi ka fituar në ‘Kukës Arena’ ndaj Dinamos, e cila u rikthye në Kategorinë e Parë.

Verilindorët ia dolën të sigurojnë një fitore të rëndësishme për një vend në Europë, pasi goli i Edison Ndrecës në minutat e fundit do të rikthente të besuarit e Diego Longos te fitorja.

Me këtë fitore skuadra e Kukësit ngjitet në vendin e 4-të të renditjes, teksa barazon me pikë Vllazninë e cila humbi Klasiken e Shqipërisë përballë Tiranës, me bardheblutë që triumfuan me shifrat 3-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *