• Thu. Apr 25th, 2024

Ekipi i Kukësit ka mbyllur sot përgatitjet në prag të ndeshjes ndaj Laçit.

Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa do të grumbullohet ditën e sotme në një nga hotelet në periferi të kryeqytetit ndërkohë që nesër do të udhëtojë drejt Laçit për ndeshjen.

Skuadra do të ketë dy mungesa në këtë ndeshje ku veç Dragoshit që ka pesuar një dëmtim në kavilje, probleme fizike ka edhe Albin Gashi, i cili nuk do të jetë me skuadrën ditën e nesërme.

Pjesa tjetër e skuadrës është në gjendje optimale.

Ndeshja me Laçin do të luhet ditën e nesërme duke nisur nga ora 15:00 dhe do të transmetohet në ‘Supersport’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *