
Kukësi dështoi të sigurojë një vend në Europë nëpërmjet kampionatit, ndërsa u skualifikua herët nga Kupa e Shqipërisë.
Kështu verilindorët do mungojnë për të dytin vit radhazi në turet europiane, duke pësuar dhe një goditje të madhe në aspektin financiar.
Verën e kaluar verilindorët arritën të shisnin afrimin e dy viteve më parë, Patrick Eze, për shifrën e 150 mijë eurove te Al Ahli. Të njëjtën gjë pritet të bëjnë sivjet, më konkretisht me Feijaon që u afrua 1 vit më parë.
Për sulmuesin ka interes nga jashtë vendit dhe duke qenë se i ka mbetur 1 vit kontratë me Kukësin, klubi pret të përfitojë një shumë të kënaqshme, për të harruar kështu në një mënyrë dështimin financiar nga sezoni futbollistik.
Feijao u aktivizua 32 ndeshje në Abissnet Superiore këtë sezon, ndër të cilat shënoi 6 gola dhe dha 4 asistë.