
Teuta ka mposhtur me rezultatin 2-1 Kukësin, në ‘Niko Dovana’, duke shkuar në finalen e Kupës së Shqipërisë pas 13 vitesh.
Një triumf me përmbysje për skuadrën e drejtuar nga Edi Martini.
Verilindorët kaluan të parët në avantazh në minutën e 49-të me Eduart Rrocën, ndërkohë që Kapllani dhe Hoxha përmbysën gjithçka për durrsakët.
Finalja e Kupes se Shqiperise do te jete Tirana-Teuta.
Kujtojmë që ndeshja e parë përfundoi në barazim pa gola.
‘Djemtë e Detit’ do të përballen në finale me Tiranën që mposhti Bylisin në orën 17:30.
Si Teuta ashtu dhe Tirana festojnë 100 vjetorin këtë vitet dhe si për ironi, fati i ka vendosur përballë në finalen e Kupës.
FT: TEUTA-KUKËSI 2-1 (Ndeshja e parë ka përfunduar 0-0)