
Një ditë më parë në Kukës u raportuan se ishin 2 raste të reja me koronavirus.
E ndërkaq ditën e sotme, Kukësi nuk ka qenë i pranishëm në raportimin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjithashtu në listën e ministrisë nuk ishte as Hasi dhe Tropoja.
‘Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 830 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 147 qytetarë të prekur nga virusi SARSCOV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 53 qytetarë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 67 raste në Tiranë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Berat, 10 raste në Shkodër, 9 raste në Fier, 7 raste në Krujë dhe Korçë, 5 raste në Kamëz, nga 4 raste në Kavajë dhe Vlorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Lushnje, Gjirokastër, 1 rast në Durrës, Vau i Dejës, Selenicë’, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë.