Kukësi i “sakatuar”, gjashtë mungesa ndaj Teutës, Evropa në rrezik

Kukësi nuk fiton prej ndeshjeve në kampionat dhe ka vënë në dyshim pjesëmarrjen në Evropë. Por sikur të mos mjaftonte kjo, në kampin verilindor ka probleme me mungesat.

Kukësi shkon i sakatuar në përballjen me Teutën, teksa rikthimi në shtëpi duket se i ka lënë me pasoja, që duhet të bëjnë pa 6 futbollistë. Tre kartonët e verdhë që u morën në përballjen me Laçin, ishin të lojtarëve që rrezikonin dhe pasi mbushën numrin katër të tyre, janë të detyruar të bëjnë një javë stop.

Kështu, Bruno Lulaj, Shqiprim Taipi dhe Vitor Feizhao nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin Longo në ndeshjen e radhës. I fundit që u shtohet listës së dëmtimeve, pas atyre të Tafasit dhe Shkurtajt, është sulmuesi Puntus.

Moldavi la lojën në mes në sfidën me kurbinasit, madje u largua edhe me barrelë, pasi në kërcim e sipër lëndoi gjurin. Nga sa mësohet, ai ka humbur ndeshjet e fundit të sezonit. Tashmë trajnerit Longo I duhet të improvizojë në sfidën e transfertës ndaj durrsakëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *