• April 19, 2024 10:12 pm

Pritej të ishte një ndeshje kthese, por Kukësi ka humbur edhe në Kukës përballë Partizanit.

Një skuadër që nuk ka grinte në fushë, nuk ka shpirt gare, nuk ka asgjë që e lidh me një skuadër futbolli humbi sërish.

Në fakt është e ndeshja e 7-të që skuadra e Kukësit, i humb ndeshjet në mënyrë të çuditshme. Shpesh herë me rezultat të thellë, por edhe si sot me një rezultat më të ngushtë.

Shumë pritet që ti hedhin fajin trajnerit Diego Longo, por askush nuk flet për kokën menaxhuese të skuadrës, që nga presidenti Safet Gjici, drejtori teknik Pero Pejiç dhe të tjerë.

E për kapitullimin e sotshëm në Kukës, pritet që të largohet trajneri italian, për tu zëvendësuar me ndonjë tjetër, i cili është besohet se është i kontaktuar nga drejtuesit e Kukësit.

Sa për kronikë, Partizani ka mundur Kukësin në transfertë, me rezultatin 2-1, duke marrë njëkohësisht edhe vendin e tretë në renditje, pikërisht në dëm të kundërshtarëve që kishin sot përballë.

Të kuqtë kaluan në avantazh në minutën e 26, me Stenio Junior, i cili dyfishoi shifrat në minutën e 40.

Në pjesën e dytë, Kukësi rihapi ndeshjen me golin e Milunovic, që në minutën e 52-të, por nuk arritën të shmangnin humbjen.

Kjo ishte ndeshja e 7 radhazi pa fitore e Kukësit, ndërsa Partizani hedh një hap të madh drejt sigurimit të pjesëmarrjes në sezonin tjetër të Conference League.

 

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *