
Pas disa fitoresh, Kukësi është rikthyer sërish në ‘tokë’, duke humbur në Shkodër.
Vllaznia ka fituar 2-0 me Kukësin në ‘Loro Boriçi’.
I quajtur si ‘Derbi i Veriut’, vendasit e Mirel Josës shënuan dy herë në pjesën e parë.
Në minutën e 20-të, Herald Marku shënoi një gol fantastik, me Halimin që nuk e kuptoi trajektoren e topit. Në fundin e pjesës së parë, konkretisht në minutën e 45, Fjoart Jonuzi dhuroi ‘art’ nga 25 metra, me topin që kaloi poshtë këmbëve të portierit.
Kukësi me 22 pikë është në vendin e parafundit.