• April 20, 2024 12:23 pm

Kukësi kthen në Superiore mbrojtësin Donald Rapo

Kukësi kthen në Kategorinë Superiore Donald Rapon. Klubi verilindor, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, prezantoi marrëveshjen me mbrojtësin 30-vjeçar, i cili ka firmosur kontratë dyvjeçare.

Rapo u bashkohet bluve pas një përvojë të shkurtër në Superligën e Kosovës në radhët e Drenicës, por sigurisht periudhën më të artë të karrierës së tij e ka patur te Luftëtari i Gjirokastrës, nga viti 2016 deri më 2020, duke qenë nga më të spikaturit në skuadrën bluzi krah emrave të tillë si Abazaj, Bregu e Rroca.

Në prononcimin për faqen zyrtare të Kukësit, Rapo thekson se i bashkohet skuadrës verilindore për të fituar trofe.

‘Pas bisedës qe kisha me drejtuesit e klubit, vendosa të kthehem ne Kategorinë Superiore, duke qenë se Kukësi është një skuadër që lufton gjithmonë për trofe. Do të mundohem të jap më të mirën time për fanellën e Kukësit dhe shpresoj qe të fitoj trofe e te rikthejmë titullin kampion. Forca Kukësi!’

Kukësi është një nga skuadrat më aktive në këtë merkato verore. Kohët e fundit klubi verilindor ka njoftuar afrimin e Ardit Hilës, Klejdi Dacit, Edison Ndrecës, kroatit Edi Basha dhe malazezit Alija Krnić. Vetëm një ditë më parë u njoftua edhe afrimi i Kreshnkik Bahtirit nga Arbëria e Kosovës.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *