
Nuk ndalen largimet nga skuadra e Kukësit.
Pas futbollistëve, radhën e kanë pasur pjesëtarët e stafit teknik.
Gjatë ditës së sotme është mësuar se është shkarkuar drejtori teknik, Nderim Nexhipi.
Lajmin e ka dhënë klubi i Kukësit në Facebook.
Vendin e Nexhipit pritet ta marrë Pero Pejiç, i cili pak dirtë më parë u rikthye tek Kukësi, për një detyrë ekzekutive.
Njoftim i klubit!
Nderim Nexhipi nuk është më pjesë e klubit të Kukësit.
Pas përfundimit të sezonit, Nexhipi ka paraqitur dorëheqjen në klub.
Klubi i Kukësit e falënderon Nexhipin për kontributin e dhënë dhe i uron shume suksese në të ardhmen!