Kukësi largon dy lojtarë, zbulohet e ardhmja e ish-kapitenit të Skënderbeut

Kukësi ka njoftuar largimin e dy lojtarëve, ndërkohë që mohon lajmin e largimit të Jorgo Meksit.  Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi verilindor thekson ndarjen me mesfushorin brazilian Agnaldo Moraes dhe sulmuesin kroat Ante Zivkovic, të cilët firmosën në verë me Kukësin.

Ky i fundit lëshoi akuza të forta ndaj drejtuesve të klubit, duke deklaruar se nuk i ka marrë pagat e plota, madje i është bërë presion, është kërcënuar dhe është sulmuar fizikisht. Ndërkohë, klubi i Superiores reagoi në lidhje me këtë çështje duke deklaruar se 29-vjeçari është paguar rregullisht dhe ka prova për një gjë të tillë.

KOMUNIKATA E KUKËSIT

“FK Kukësi njofton se mesfushori Agnaldo Moraes dhe sulmuesi Ante Zivkovic nuk janë më pjesë e klubit tonë.

Futbollistët në fjalë dhe klubi kanë arritur marrëveshjen për ndërprerjen e bashkëpunimit. Klubi i Kukësit hedh poshtë lajmet e publikuara ditën e sotme nga media e shkruar në lidhje me largimin e mbrojtësit Jorgo Meksi.

 Meksi ka kontratë për 2 sezone me klubin tonë dhe lajmi për largimin e tij nuk është i vërtetë. Klubi i Kukësit kërkon nga mediat të kenë më shumë kujdes dhe të tregohen profesionistë në publikimin e lajmeve.

 Zyra e shtypit është e hapur për çdo konfirmim që mund të keni nevojë, prandaj ju kërkojmë të mos publikoni informacione të rreme. Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, presim një bashkëpunim më të mirë në vijim”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *