• April 23, 2024 7:25 am

Kukësi luan në ‘Air Albania’ nëse ndeshjet e Ligës së Europës luhen në Shqipëri

Futboll Klub Kukësi ka arritur marrëveshjen që ndeshjet e Ligës së Europës, të luhen në stadiumin “Air Albania” nëse shorti vendos që ndeshjet do të luhen në Shqipëri.

Skuadra jonë rikthehet në Europë në datën 27 gusht për turin e parë eliminator të Kupës së Europës.

Ndërkohë, në datën 10 gusht 2020, në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti për të mësuar kundërshtarin që skuadra jonë do të ketë në Europë.

Për Kukësin, kjo do të jetë hera e 8 që merr pjesë në Kupat e Europës. Që nga sezoni 2012-2013 kur morëm pjesë për herë të parë e deri më tani, ekipi ynë nuk ka munguar në asnjë rast, duke qenë ekipi i vetëm që ngjitet nga Kategoria e Parë dhe merr pjesë në Kupat e Europës që në debutim dhe për 8 sezone radhazi.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *