• Thu. Apr 25th, 2024

Kukësi luan nesër ndaj Dinamos, ndeshje që shpëton ose dështon sezonin

Kukësi luan nesër në 17:15 në shtëpi kundër Dinamos.

Sfida e javës së 34 është e rëndësishme për verilindorët, që shohin t’iu rrëshqasë Europa.

Me tre pikë larg Partizanit dhe Vllaznisë që janë kundërshtarë për Europën, verilindorët kanë dy muaj që nuk fitojnë.

Si për ironi të fatit, tri pikëshi i fundit i verilindorëve është 2 muaj më parë po kundër Dinamos.

Në atë sfidë Kukësi fitonte 0-2 me autogolin e Prodanit dhe golin e Milunovic, në 13 mars 2022.

Nga Dinamo te Dinamo, Kukësi kërkon fitoren pas dy muajve, teksa kanë në krah tifozët e tyre.

Duket se nesër është finalja e parë nga tre të tilla, me Logon që në rast se nuk arrin objektivin, “pret biletën” vetëm për vajtje në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *