• April 20, 2024 12:47 pm

Ditën e sotme janë plot 6 skuadra shqiptare që do të luajnë në paraeliminatoret e Europa Leagues.

3 skuadra të Kategorisë Superiore, 2 skuadra shqiptare të Maqedonisë dhe kampionia Kosovës do të kërkojnë me të gjitha mënyrat kualifikimin për më tej edhe pse kundërshtarët që kanë përballë janë shumë të fortë.

Në orën 16:00 Teuta e Edi Martinit që bëri surprizën në turin e parë duke eliminuar izraelitët e Beitar Jerusalem do të presë në ‘Niko Dovana’, skuadrën e njohur të La Ligas, Granadën.

Në orën 19:00 në ‘Elbasan Arena’, Laçi do të presë izraelitët e Hapoel Beer Sheva. Një vit më parë kurbinasit barazuan 1-1 me Hapoel Beer Shevan në shtëpi dhe u eliminuan pasi u mposhtën 1-0 në ndeshjen e kthimit në Izrael.

Kurse në orën 20:00 në ‘Air Albania’ do të jetë radha e Kukësit për të sfiduar Wolfsburgun në një ndeshje historike për skuadrën e Skënder Gegës.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *