• Wed. Apr 24th, 2024

Kukësi merr fitoren e tretë radhazi

Në drejtimin e Rraman Hallaccit, Kukësi ka gjetur rrugën drejt suksesit. Veriorët morën fitoren e tretë radhazi. Në shtëpinë e tyre fituan 2-0 me Bylisin që mbetet në vendet e fundit të renditjes.

Rashiti zhbllokoi sfidën në minutën e 64 duke përfituar nga një goditje nga jashtë zonës e mbrojtësit Ndreca. I gjendur pranë portës nuk e pati të vështirë të shënonte. 10 minuta para fundit të ndeshjes erdhi edhe goli i dytë nga Gjelbrim Taipi. Kapiteni ekzekutoi mjaft bukur një goditje dënimi.

Kukësi mund të përjetojë disa ditë qetësie pasi tashmë gjendet në mesin e renditjes me 34 pikë. Bylis mbetet në vendin e 9, pozicion që e dërgon një kategori më poshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *