
Tirana kampione në fuqi e Superligës, që kishte 3 fitore rradhazi, është thyer nga Kukësi me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë të javës së 19.
Në ‘Kukës Arena’ goli i parë erdhi në minutën e 32 pas zhvillimit të një goditje këndi.
Fillimisht u devijua me zonë në kokë para se më të njëjtën mënyrë Oppong ta dërgonte në rrjetë.
Nga ky moment Tirana u përpoq të reagonte, por atë që se bënë bardheblutë e finalizoi Bytyçi në pjesën e dytë, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar të sfidës.
Kjo ishte edhe një fitore jetike për Kukësin, që renditej në vendin e fundit dhe njëkohësisht ia doli të merrte suksesin e dytë radhazi.