
Kukësi ka arritur të marrë një fitore me peshë të madhe në shtëpi përballë Partizanit.
Verilindorët arritën të shënonin golin e vetëm të kësaj sfide në minutën e 22-të me anë të Taipit.
Lojtari i Kukësit shënoi një gol fantastik me rrofeshat.
Pjesa e parë ka patur pak tension dhe kartonat e verdhë nuk kanë munguar, me gjyqtarin kryesorë që ka treguar dy të tillë për secilën skuadër.
Pjesa e dytë pati disa raste konkrete, por nuk u kthyen në gol.
Kështu, me këtë fitore, Kukësi ka mundur të marrë tre pikët e arta dhe renditet tashmë në vendin e 8-të me 28-të pikë, por ende ndodhet në zonën e kuqe, pasi sipër tyre ndodhet Teuta me pikë të barabarta.
Partizani kështu ka humbur shansin e mirë për të barazuar me pikë Tiranën kryesuese.