Kukesi mundet ne Elbasan, nga Dinamo

Mbyllet me rezultatin 0-1 Kukësi-Dinamo, sfida e fundit e javës së 16-të në Abissnet Superiore.

Longo i dhuroi një fanellë titullari 18-vjeçarit Eogen Sula, teksa te Dinamo debutuan Sabien Lilaj, braziliani Denisson (si titullarë) dhe Reginaldo.

Ekipi i Bledi Shkëmbit e filloi shumë mirë takimin në “Elbasan Arena”, duke iu afruar golit me Sofranac, Agim Ibraimin dhe Malikjin, ndërsa Kukësi e mori veten pas minutës së 20-të.

Edi Basa kishte një mundësi të mirë pas gafës së Samake, por largoi Sofranac, ndërsa provoi edhe Eni Imami me kokë në krahun tjetër.

Pjesa e dytë vijoi të ishte e luftuar, por rastet e pastra munguan.

Minuta e 89’ solli edhe golin e Dinamos. Eni Imami shfaqi cilësitë e një sulmuesi, duke realizuar një gol shumë të bukur. Kukësi reagoi edhe Sofranca ishte afër autogolit në minutat shtesë, duke kryer një pritje spektakolare.

Në fund festë te Dinamo, që siguroi fitoren e katërt në kampionat, dhe tani ndan vendin e gjashtë me Teutën me nga 18 pikë.

Shans i humbur për Kukësin për t’iu afruar Tiranës kryesuese.

Vendi i dytë me 28 pikë, po aq sa Laçi, ndërsa bardheblutë kryesojnë me 34 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *