• April 20, 2024 1:22 am

Kukësi në pikiatë, këtë herë humb ne Partizanin

Partizani ka mundur 2-1 Kukësin dhe ka rimarrë përkohësisht kreun e Kategorisë Superiore, në pritje të ndeshjes që do të luhet në mes Teutës dhe Tiranës.

Ishte Bitri ai i cili zhbllokoi sfidën duke realizuar në minutën e 25’, ndërsa në minutën e 30’ Skuka dyfishoi rezultatin për Partizanin.

Në pjesën e dytë verilindorët tentuan të reagonin me Basa-n që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 69’, por nuk mundën që të dilnin me një pikë nga kjo përballje.

Pas raundit të 14-të Partizani kryeson me 26 pikë, një më shumë se Tirana e vendit të dytë, por me ‘bardheblutë’ që kanë zhvilluar një ndeshje më pak, ndërsa Kukësi qëndron në vend të tetë me 12 pikë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *