• April 20, 2024 9:23 am

Kukësi nis stërvitjen, ekipit i bashkohen edhe blerjet e reja

Ekipi i Kukësit ka nisur përgatitjet në Tropojë në stadiumin e qytetit Bajram Curri.

Skuadra ka kryer dy stërvitje, teksa favorizohen edhe nga moti i mirë dhe klima e përshtatshme për të kryer këtë fazë.

Ekipi ka qenë i plotë nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega, ku stërvitjen e ka nisur edhe sulmuesi nigerian Patrick Eze.

Ekipi do të kryejë fazën përgatitore para ndeshjes ndaj Slavia Sofias në Ligën e Europës. Ekipi do të qëndrojë disa ditë në Tropojë dhe me ekipin jane edhe afrimet e reja si Gashit, Tafës, Dragoshit e Gavazajt.

Siç dihet, shorti i Ligës së Europës ka venë Kukësin përballë Slavias së Sofjes, ekipit biullgar i cili po synon që të kthehet përsëri në periudhat e tij të lavdishme. Trajneri, Gega në një prononcim për VIP Sport, tregon ndjesitë që ka për këtë short, duke e cilësuar pozitiv faktin që të paktën do të luhet në shtëpi.

‘As e lehtë, as e paarritshme. Të shohim se kemi edhe disa ditë deri në ndeshjen e Ligës së Europës. Do të mundohemi të jemi të kompletuar dhe 100% fizikisht dhe pastaj do të shohim. Shpresojmë të bëjmë më të mirën.

Është gjë shumë pozitive që luajmë në fushën tonë, edhe pse është pa tifozë. Jemi në vendin tonë, ëshstë shumë e rëndësishme, eliminojmë udhëtimin dhe peripecitë që mund të ndodhin gjatë rrugës, jemi në shtëpi. Po kështu, do t’i marrim gjërat me shumë seriozitet e kujdes që të bëjmë sa më mrië që t’ia dalim’, është shprehur trajneri Gega.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *