
Kukësi vijon të përforcohet në merkato dhe sot ka prezantuar afrimin e mesfushorit 26-vjeçar gjeorgjian, Mate Tsintsadze, i cili ka firmosur me verilindorët një kontratë të vlefshme deri në verën e 2022-shit.
Futbollisti ka luajtur me skuadra të ndryshme në karrierën e tij, si Dinamo Tbilisi, Pogon Szczecin, Jelgava, Dinamo Batumi e Torpedo Kutaisi, ndërsa me fanellën e këtyre të fundit është përballur edhe me Kukësin në ndeshjet e Europa League.
Mesfushori Tsintsadze ka nisur menjëherë stërvitjen nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa dhe do të jetë ky i fundit që do të vlerësojë gjendjen e tij fizike, para se ta grumbullojë për ndeshjet e kampionatit.