
Ekipi i Kukësit është në krizë rezultatesh, jo vetëm në kampionat, por edhe në Kupë.
Në ndeshjen e parë me Apoloninë ekipi i Kukësit nuk ka marrë më shumë se një barazim pa gola.
Në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” në Fier, Apolonia dhe Kukësi barazuan 0-0.
Për verilindorët nuk ishin në fushë vëllezërit Taipi, me klubin që u kujdes dje të tregonte se nuk ka një krisje mes palëve.
Ndeshja nuk prodhoi gola, me skuadrat që e kanë lënë kualifikimin për në sfidën e radhës.