• April 20, 2024 1:57 am

Kukësi përballë Slavias së Sofias në Europa Ligë

Informacion mbi kundërshtarin e Kukesit në turin e parë të Ligës së Europës.

Slavia e Sofias do të jetë kundërshtari i Kukesit në turin e parë të Ligës së Europës. Ekipi bullgar e ka mbyllur kampionatin në vendin e tretë duke siguruar pjesëmarrje në Europë.

Klubi i Slavias ka një vlerë që arrin në 5 milionë euro, ndërkohë që në vitet e fundit nuk ka shumë sukses në Europë.

Ky është sezoni i dytë radhazi që luan në Ligën e Europës, teksa veç këtyre dy viteve, paraqitjen e fundit në Europë e njeh në vitin 1997.

Slavia është një ekip me histori në Bullgari, pasi ka fituar 8 herë titullin kampion dhe 13 herë Kupën e Bullgarisë. Megjithatë, titullin e fundit kampion e ka fituar në vitin 1996, teksa i është dashur të presë 22 vite, për të fituar një tjetër trofe, atë të Kupës se Bullgarisë ne vitin 2018.

Ndaj Slavias do të luhet me një ndeshje, ku në “Air Albania”, do të jemi ne pritës në datën 27 gusht.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *