
Skuadra e Kukesit i ka mbyllur sot përgatitjet në prag të ndeshjes ndaj Tiranës.
Pasditen e sotme, ekipi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të këtij takimi dhe menjëherë pas stërvitjes, është grumbulluar në një nga hotelet e kryeqytetit.
Neshjen e nesërme ndaj Tiranës, portieri Angelo Tafas do të jetë mungesa për shkak të kartonit të kuq ndaj Skënderbeut.
Kukesibzhvillon ndeshjen ndaj Tiranës në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 16:45.
Biletat e ndeshjes mund të blihen pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.