
Prej 3 ditësh Kukësi nuk është në listën e zonave me koronavirus.
Kështu bëhet e ditur nga raportimet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë.
Dita e fundit që Kukësi ishte në listën e ministrisë së Shëndetësisë është data 13 shtator.
Në këtë ditë kishte 6 raste me koronavirus në Kukës dhe 4 raste në Tropojë.
Që prej kësaj dite, Kukësi nuk është në listën e raportimeve ditore.
Nuk dihet nëse nuk ka vërtetë raste, nuk janë bërë tampone, apo tamponët që kanë ardhur në Tiranë nuk janë analizuar ende nga Instituti i Shëndetit Publik.