Kukësi, prej dy javësh pa asnjë rast pozitiv me Covid-19

Pas Dibrës, Kukësi pritet të jetë qarku i dytë që do të cilësohet si zonë e gjelbër, duke mos patur më raste të infektimeve me Covid-19.

Shefi i shërbimeve mbështetëse në njësine vendore të shëndetit publik, Xhaferr Rexhmati, shprehet se testimet e dy javëve të fundit kanë dhënë rezultate negative për praninë e virusit.

Sipas tij, kjo situatë është rezultat më së shumti i shkallës së kënaqshme të vaksinimit në popullatën e Kukësit.

Pavarësisht situatës aktuale, autoritetet shëndetësore në Kukës apelojnë që popullata të vijojë vaksinimet me dozat e dyta dhe ato të treta përforcuese, pasi lëvizjet e qytetarëve nga një qytet në tjetrin mund të rikthejnë sërish virusin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *