• April 19, 2024 1:16 pm

Trajneri i ri i Kukësit, Diego Longo, u prezantua ditën e sotme në praninë e Drejtorit Sportiv, Pero Pejiç.

45-vjeçari firmosi me klubin verilindor, teksa së bashku me të ka firmosur edhe asistenti Amadeo di Late, ish-portieri i Sampdorias dhe Livornos.

Longo u prezantohet sot para mediave në stadiumin “Air Albania”, teksa ndër të tjera u shpreh:

“Dua të falënderoj stafin dhe klubin për besimin. Kam kuptuar që është një klub që do rezultate pozitive dhe jemi këtu për të arritur këto rezultate. E rëndësishme është që të përgatitemi të gjithë të bashkuar. Në këto moment e rëndësishme është të jemi të bashkuar.

E njoh kampionatin shqiptar. E kam njohur edhe më para. Kontakti i parë ka nisur që para 3 javësh. Sezonin e shkuar ekipet ishin më mirë se ne. Duhet të shikojmë skuadrën tonë dhe të përgatitemi veçanërisht nga ana mentale.

Trajnerët italianë në Shqipëri – Jam shumë i lumtur. E kam takuar Edi Rejën, shumë vite më parë, kur ishte trajner i Lazios. Kam qëndruar 1 javë te Lazio. Në Shqipëri ende nuk e kam takuar, por do ta takoj së shpejti. Duhet të përmirësohemi në çdo aspekt. Kam pasur biseda me Rejën. Dua ta pranoj që është i hapur dhe është një njeri që të vjen në ndihmë”, u shpreh Longo.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *