• April 18, 2024 6:52 pm

Kukësi rikthehet në shtëpi pas 4 sezonesh, ndeshja me Laçin luhet me drita

Kukësi-Laçi do të luhet në shtëpi e verilindorëve. Pas 4 sezonesh, Kukësi rikthehet të luajë në stadiumin e qytetit që tani mban emrin “Kukësi Arena”.

Këtë të shtunë, në orën 20:00, në stadiumin e ri të skuadrës do të zhvillohet dueli mes skuadrës së Diego Longos dhe Laçit të Shpëtim Duros.

Një lajm i shumëpritur ky për tifozët kuksianë që pas 4 sezonesh në shtegtim, do ta shohin skuadrën e tyre në shtëpi dhe për më tepër, për herë të parë në histori, do të kenë një ndeshje me drita në qytet.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *