• April 20, 2024 7:52 am

Kukësi rinovon me xholin e skuadrës

Skënder Gega ka marrë një lajm të mirë, pasi një prej mbrojtësve ka nënshkruar kontratën e re. Bruno Lulaj është bindur nga propozimi i Kukësit dhe do të qëndrojë te verilindorët për dy vitet e ardhshme.

Mbrojtësi iu bashkua Kukësit verën e shkuar, pasi i kishte mbaruar kontrata me Skënderbeun. Në të shkuarën ai kishte spikatur me Laçin, ku hapësirat i kishte pasur të shumta.

Te Kukësi vjet Lulaj u aktivizua në 31 ndeshje në kampionat, gjysmën si titullar.

25-vjeçari mund të luajë në qendër të mbrojtjes, në të djathtë dhe si mesfushor qendre.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *