• Wed. Apr 24th, 2024

Kukësi ka shitur Patrik-Frajdei Eze, i cili ishte ndër të vetmit lojtarë që luante futboll në skuadrën verilindore gjatë sezonit që sapo u mbyll.

Eze  është zyrtarizuar te klubi i ri në Katar, Al Ahli. Sulmuesi ka lënë Kukësin teksa verilindorët duke qenë se kishin edhe një vit kontratë me sulmuesin, kanë përfituar vetëm 150 mijë euro.

Eze mori të gjithë vëmendjen në Superiore duke realizuar plot 15 gola, ndërsa doli i dyti në listën e golashënuesve të Superiores. Tashmë, Eze do të kërkojë të përsërisë veten edhe në ekipin e ri.

Sakaq, Eze ka firmosur një kontratë njëvjeçare me Al Ahli, nga e cila do të përfitojë plot 500 mijë dollarë, ndërkohë që nëse qëndron në Katar edhe për një sezon tjetër atëherë do të përfitojë 750 mijë dollarë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *